Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Bledi Mane tregon rrogën mujore të Luizit, Efit, Armaldos dhe Jorit

Bledi Mane tregon rrogën mujore të Luizit, Efit, Armaldos dhe Jorit

14:58, 25/07/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë së fundmi, Bledi Mane ka treguar sa fitojnë në muaj, nga postimet, reklamat apo koncertet disa nga ish-banorët e “BBV”.

Këtë informacion ai u shpreh se e ka pasi ka komunikim dhe bisedon me ish-banorët, përpos faktit që është gazetar.

“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat,”-tha Bledi.

Për Kiarën ai shtoi: Nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë.

“Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Efi ka zënë atë qoshen aty në këtë vapë të madhe, aty te hija. Nuk po e angazhon veten qoftë nëpër debate, qoftë nëpër programe. Si duket ka nevojë për të reflektuar. Refuzon ftesat. Por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë euro,”-tha Mane për Efin.

“Një njeri që bën lekë pa folur. Merr Beniadën dhe ecën, e ndërkohë është tag-u i një hoteli. Domethënë Jori është personazh i dashur.
Jori bën lekë në heshtje. Jori vjen nga Italia dhe ndoshta ka përvojë në modeling dhe çështje komerciale. Ka raste që muaji mund t’i ketë vajtur 20 mijë euro,”-shtoi për Jorin.

Për ta mbullur me Armaldon për të cilin u shpreh: Maestro është goxha aktiv. Ka goxha ftesa. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme. Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro. Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra. Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera. Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike, është aktor. Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco