Kërcënohen me jetë ekuipazhi i jahti të grabitur në Miami, në të ndodhej edhe reperi i njohur

Kërcënohen me jetë ekuipazhi i jahti të grabitur në Miami, në të ndodhej edhe reperi i njohur

13:09, 25/07/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur Quavo ishte në bordin e një jahti i cili u grabit këtë të dielë në Miami, sipas raportit të policisë i siguruar nga Page Six.

Sipas Departamentit të Policisë së Miami Beach, dy burra të identifikuar si Cornell A. Whitfield dhe Anteneh A. Workeneh të cilët ndodheshin në bordin e anijes i kërcënuan me jetë njerëzit që ishin aty.

Kapiteni i jahtit bëri një denoncim në polici dhe madje pretendoi se një nga ata e kërcënoi se do ta “vriste” dhe “ta hidhte nga jahti”, si dhe i vjedhi nga xhepi atij portofolin dhe telefonin.

Image

Një përfaqësues i Quavo tha në një deklatarë për Page Six se ai nuk u përmend fare në polici.

“Për të qenë i qartë, Quavo nuk u përmend në tregimin e raportit të policisë. Quavo jo vetëm që nuk u arrestua, por ai as nuk është listuar si dëshmitar i kësaj ngjarje”- tha përfaqësuesi i reperit.

Raporti i policisë konfirmoi se 32-vjeçari Quavious Keyate Marshall i njohur me emrin Quavo ndodhej në jaht në kohën që ndodhi ngjarja.

Sipas një burimi për Page Six, e kishte parë reperin e “Walk It Talk It” me duart e lidhura pas shpinës me zinxhirë përpara se policët në Miami Beach ta lironin atë.

Policia e la Quavo të shkonte më vonë dhe ai dhe shoqëruesi i tij u larguan me makina me xhama të zi”, u shpreh burimi.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco