Hoqi implantet e gjoksit dhe fillerat në fytyrë, modelja e njohur i habit të gjithë me ndryshimin e saj

Hoqi implantet e gjoksit dhe fillerat në fytyrë, modelja e njohur i habit të gjithë me ndryshimin e saj

13:06, 25/07/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur Blac Chyna është rikthyer në rrjetet sociale pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjoksit dhe fillerat që i kishte bërë në fytyrë përgjatë këtyre viteve.

Chyna, emri i së cilës është Angela White, nisi ndryshimin e saj disa muaj më parë kur filloi të hiqte fillerat që kishte vendosur në fytyrën e saj (mollëzat dhe nofulla).

Transformimi i Blac Chyna ishte i qartë pasi postoi disa foto në Instagram.

Në mars, Chyna bëri një video në Instagram për t’i njoftuar njerëzit për vendimin e saj : “Unë thjesht dua që të gjitha zonjat atje jashtë të dinë, mos bëni injeksione silikoni sepse mund të sëmureni, mund të vdisni, të keni komplikacione dhe të gjitha këto gjëra të tjera të çmendura.”

Modelja dhe influencuesja shtoi edhe arsyet e saj se pse e donte ndryshimin“Së pari, jam e lodhur nga pamja. Dhe thjesht nuk është ajo si dukem. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem tek Angela. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco