Nuk flasim, nuk flasim, por Armaldo nuk i thotë jo një bashkëpunimi me Luizin

Nuk flasim, nuk flasim, por Armaldo nuk i thotë jo një bashkëpunimi me Luizin

12:14, 25/07/2023
A+ Aa A-

Armaldo Kllogjerin e “përndjek” emri i Luizit në çdo dalje të tij. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku tenori është pyetur gjerë e gjatë në lidhje me marrëdhënien që ata kanë pas përfundimit të “BBV”.

Shumë shkurt Armaldo sqaroi se i kanë shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

“I kemi shkëputur, kur ke një marrëdhënie të shkëputur, do të thotë që i ke të shkëputura.”

Është përfolur gjatë për një bashkëpunim mes Armaldos dhe Luizit, por sipas maestros kjo gjë nuk do ndodhë dhe nuk i ka kërkuar kurrë që të bëjnë një këngë se bashku, thjesht ka qenë dëshira e fansave të tyre. Ndonëse sërish ia la “kohës”.

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të bëj këngë me atë. Dëshirë kanë fansat që të bëjmë këngë bashkë, por duhet t’ja lëmë kohës,”-përfundoi Kllogjeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco