Rita Ora rrëfen periudhën kur emigroi drejt Anglisë: Kemi jetuar në një dhomë…

Rita Ora rrëfen periudhën kur emigroi drejt Anglisë: Kemi jetuar në një dhomë…

11:42, 25/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka dhënë së fundmi disa intervista ku ka hapur zemrën duke rrëfyer episode nga jeta e saj personale, vështirësitë në fillimet e karrierës, jetën sentimentale dhe emigrimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Së fundmi artistja ishte e ftuar në podkastin e njohur  “The Diary Of A CEO”. Biseda nisi fillimisht me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra e saj, Elena, dy.

Unë jam nga Prishtina në Kosovë, nga një shteti i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe në vitin 1991. Jam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita.

Sakaq ylli rrëfeu gjithashtu vështirësitë që ka hasur familja e saj në fillimet e tyre si refugjatë në Angli, ku atyre iu dha në ndihmë një dhomë nga shteti.

“Ishte një dhome qe na u dha neve nga Qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi këshilli, ishte më shumë si një shtëpi e përkohshme, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”,tregoi këngëtarja.

Ndër të tjera, Rita tregoi gjithashtu se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë shumë të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e tyre, teksa theksoi se në shtëpinë e tyre është folur gjithmonë gjuha shqip.

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si përshembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe ta flas”, tha këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco