Qëndroi 3 muaj në dhunë e presion del raporti i Gjykatës lidhur me situatën e çiftit të famshëm

Qëndroi 3 muaj në dhunë e presion del raporti i Gjykatës lidhur me situatën e çiftit të famshëm

15:24, 22/07/2023
A+ Aa A-

Reperit të njohur kosovar, Fero iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj nën dyshimin për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij modeles, Arbenita Ismajli.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin.

Reperi mësohet se e ka kërcënuar se  “do ta vrasi nëse ia merr vajzën”. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Së fundmi është bërë publik edhe raporti i Prokurorisë i cili tregon se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

"Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”,– shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco