Nga femra ideale deri tek arsyeja se pse nuk është martuar kurrë, Drake flet pa ‘dorashka’

Nga femra ideale deri tek arsyeja se pse nuk është martuar kurrë, Drake flet pa ‘dorashka’

14:00, 22/07/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur Drake së fundmi ka qenë i ftuar në podcastin “The Really Good”, ku ka për herë të parë ka rrëfyer arsyen se pse ai nuk është martuar deri më tani.

Pesë herë fituesi i çmimit ‘Grammy’ tha se martesa i duket si një koncept i kohëve të lashta, teksa shtoi se nuk mendon që ai mund ti ofrojë partneres atë që kërkon pasi jeta e tij dhe puna është gjëja më e rëndësishme për reperin.

“Unë nuk e di. Duket si një gjë nga kohët e lashta apo diçka tjetër. Mendoj se do ta bëj përfundimisht, por nuk mendoj se mund t’i ofroj dikujt atë që do të kërkonte nga unë. Mendoj se jeta ime, puna ime është gjëja më e rëndëshishme për mua.”- tha Drake.

Ndërsa vazhdoi: “Nuk dua të martohem, sepse thjesht nuk dua të zhgënjej dikë. Unë ndoshta nuk do të martohem me dikë të famshëm.

Megjithatë kur ai u pyet nga gazetari se çfarë cilësish dëshiron që të ketë femra tij, ai tregoi se i pëlqen një njeri që është vetvetja dhe nuk është kopje e dikujt tjetër.

“Më pëlqen dikush që është vetvetja që nuk është thjeshtë një kopje e dikujt, e ndonjë personi që unë e kam parë disa herë gjatë jetës time. Më pëlqen dikush me ses humori”, u shpreh reperi.

Kujtojmë që Drake ka një djalë 6-vjeçar, Adonis, nga lidhja me ish-partneren franceze, Sophie Brussaux.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco