Thyhet 'tradita' e vendosur nga Kate Middleton në ditëlindjen e 10-të të djalit të saj, Princit George

Thyhet 'tradita' e vendosur nga Kate Middleton në ditëlindjen e 10-të të djalit të saj, Princit George

13:19, 22/07/2023
A+ Aa A-

Princi George ka ditëlindjen dhe tashmë dihet se në të ardhmen ai do të pasojë të atin, Princin William, në fronin britanik.

Ishte 22 korriku i vitit 2013 kur Buckingham Palace njoftoi zyrtarisht se Princi William dhe Dukesha e atëhershme e Kembrixhit, Kate Middleton, u bënë prindër për herë të parë.

Emri i plotë i Princit George është George-Alexander-Louis. Sot Princi George mbush dhjetë vjeç dhe sigurisht që do të festojë ditëlindjen pranë familjes.

Këtë vit në ditëlindjen e 10-të të George Buckingham Palace ka publikuar një foto të tij të realizuar nga një fotograf profesionist. Duke thyer kështu traditën disavjeçare të Kate Middleton, e cila çdo vit ndan imazhe të fotografuara nga ajo në ditëlindjet e fëmijëve të saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco