I erdhi ftesa por nuk e pranoi, Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen përse nuk mori pjesë në 'Big Brother'

I erdhi ftesa por nuk e pranoi, Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen përse nuk mori pjesë në 'Big Brother'

12:33, 22/07/2023
A+ Aa A-

Emri i saj u lakua shumë nga mediat rozë për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e ri të “Big Brother”.

Bëhet fjal për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj.

Sa i përket edicioneve të kaluara Hadërgjonaj i kishte mohuar këto thashetheme duke ua bërë me dije fansave se nuk ka mundësi të jetë e pranishme në një format të tillë.

Por së fundmi përmes rrjeteve sociale, artistja ka zbuluar edhe arsyen se përse ajo zgjodhi të mos merrte pjesënë këtë “reality show”, duke lënë të kuptohet që ka marrë një ftesë.

Në pyetjen e bërë nga një ndjekës ajo thekson se është shumë periudhë e  gjatë (i referohet qëndrimit në shtëpi) për të lënë anash jetën dhe punën.

“Do e bësh Big Brother këtë vit? Do ishte flakë”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës në Instagram.

Image

"Ehhh nuk është kollaj. Është pak gjatë të shkëputesh nga jeta dhe puna”, tha përmes postimit krijuesja e hitit “Asnjëherë”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco