Aktori i njohur nuk dëshiron që vajza të ndjekë hapat e tij në karrierë, ja arsyeja

Aktori i njohur nuk dëshiron që vajza të ndjekë hapat e tij në karrierë, ja arsyeja

08:57, 21/07/2023
A+ Aa A-

Ai është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, por kjo nuk do të thotë se Chris Hemsworth dëshiron që fëmijët e tij të kenë një karrierë të ngjashme në industri.

Aktori austriak, ka tre fëmijë Indi dhe binjakët Tristan dhe Sasha me gruan Elsa Pataky. Ylli i “Thor” thotë se edhe pse vajza e tij e madhe luajti si vajza e Gorr në “Thor: Love and Thunder”, ai dëshiron që India t’i japë përparësi të qenit fëmijë.

“Unë dua që ajo të ketë një fëmijëri,” tha ai për ET Online.

Aktori i “The Avengers”, tha se është i lumtur të mbështesë vajzën për t’u bërë aktore në të ardhmen, nëse ajo dëshiron, por për momentin nuk dëshiron ta fusë në industri.

Kujtojmë se Chris ka zbuluar më parë se po ngadalëson karrierën e tij të aktrimit pasi mësoi se ai është në rrezik shumë të lartë për të vuajtur nga sëmundja e Alzheimerit më vonë në jetë.

Aktori zbuloi se është në rrezik të lartë për sëmundjen gjatë xhirimeve të dokumentarëve të tij National Geographic dhe Disney+, “Limitless”, në fund të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco