Si i ka shpenzuar Stresi paratë që fitoi nga ‘Big Brother VIP Kosova’?

Si i ka shpenzuar Stresi paratë që fitoi nga ‘Big Brother VIP Kosova’?

17:18, 19/07/2023
A+ Aa A-

Pak muaj më parë Stresi triumfoi në “Big Brother VIP kosova”, duke marrë çmimin e madhe prej 200 mijë euro. Edhe pse ai ishte bërë pjesë e formatit për të rifituar dashurinë e Keisit, në fakt fitoi çmimin e madh monetar.

Por, si i ka shpenzuar reperi paratë e fituara? Këtë përgjigje reperi e ka dhënë në një seri me pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram. Ai ka zbuluar ende nuk i ka shpenzuar paratë, duke shkruar se “Lekët e pastërta nuk preken kurrë.”

Gjithashtu, reperi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë. Ai ka lënë pas historinë e dashurisë me Keisin, për të cilën edhe u fut brenda “Big Brother Vip Kosova”, duke i kërkuar një shans të dytë.

Ai ka zbuluar se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.

”Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër”- shkruan ai në “instastory”, pasi u pyet se pse kohët e fundit kishte ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco