Është biseksuale, Demi Lovato rrëfen për herë të parë se si e pritën prindërit lajmin për preferencat e saj seksuale

Është biseksuale, Demi Lovato rrëfen për herë të parë se si e pritën prindërit lajmin për preferencat e saj seksuale

16:41, 19/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Demi Lovato së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Sirius XM”, ku gjatë intervistës ka folur rreth jetës së saj private.

Ajo tha se ishte në moshën 25-vjeçare kur iu ka treguar prindërve të saj se ishte biseksuale.

“Në moshën 25-vjeçare ika tek mami. Në atë kohë isha biseksual dhe m’u desh shumë kohë që ta pranoja.”, filloi ajo.

Teksa shtoi: Vija nga një familje e krishterë dhe  kisha shumë të vështirë që t’u tregoja njerëzve që jam biseksuale derisa unë u ndjeva mirë.”

Ajo kishte publikuar më parë një këngë të quajtur ‘Cool for the Summer’ në vitin 2015, para se të fliste me prindërit e saj, pasi që në atë kohë ajo e kuptoi preferencat seksuale që kishte.

Këngëtarja rrëfeu momentin kur ajo iu ka treguar prindërve mbi ndjenjat që ajo kishte për vajzat.

“Një ditë isha rrugës për të shkuar në një shfaqje dhe afër meje në avion ishte ukun njerku im të cilin un e konsideroj si baba”, filloi ajo.

“Unë i thashë: ‘Hej, duhet të të them diçka. Edhe mua më pëlqejnë vajzat”, ndërsa ai tha: “Po, e di”, tregoi Demi duke qeshur.

Gjithashtu ajo tregoi se mamaja e saj kishte të njëjtin reagim, kur i ka thënë se po bëhej gati të dilte në një takim me një vajzë.

“Nuk e dija nëse do të fotografohesha apo çfarë dhe më pëlqeu shumë kjo vajzë dhe mendova se ka ardhur koha t’ia tregoj mamit në rast se bëhet serioze. Kështu që u ula afër mamit tim dhe i thashë: ‘Më duhet të flas me ty. Unë jam gati të shkoj në një takim me një vajzë dhe thjesht doja që ju ta dini dhe ta dëgjoni nga unë që unë pëlqej edhe vajzat”, tregoi Demi.

Ndërsa ajo u shpreh se mamaja e saj filloi të qante dhe tha: “Unë dua që ti të jesh e lumtur“.

“Dhe të kesh atë reagim nga një prind është kaq i vlefshëm dhe kaq i vlerësuar sepse ka shumë prindër që nuk përgjigjen në atë mënyrë dhe kjo më thyen zemrën”, u shpreh Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco