Shenjat që nuk tregojnë pendim për veprimet e tyre

Shenjat që nuk tregojnë pendim për veprimet e tyre

16:21, 19/07/2023
A+ Aa A-

Quajeni kokëfortësi, quani egoizëm, nga goja e këtyre shenjave nuk do të dalë kurrë fjala pendesë. Pavarësisht nëse kanë bërë një gabim apo jo, nuk ka sesi ta pranojnë se kanë gabuar dhe të kërkojnë falje.

Le të shohim pak më poshtë për cilat katër shenja po flasim:

LUANI

Luani është një person i mirë, por ka edhe veset e tij. Arroganca dhe egoja e tij hipertrofike e bëjnë disa herë që të mos pranojë këndvështrimin e ndryshëm të të tjerëve, të mos kërkojë falje sepse thjesht nuk mundet, nuk mund të ketë gabim. Ai është gjithmonë perfekt, në rregull!

DEMI

Është më e lehtë për diellin të lindë nga perëndimi sesa për Demin të ndryshojë mendje dhe të njohë gabimin e tyre.

AKREPI

Ose je budalla ose shumë e guximshme për t’u përballur me një Akrep dhe madje t’i thuash që e ka gabim… Epo, nëse pret që ai të kërkojë falje, në të vërtetë nuk po bën mirë.  Në një moment në një të ardhme jo shumë të largët, ai mund të pranojë se keni pasur të drejtë… por ndoshta nuk do të jetoni deri atëherë…

UJORI

Nëse një Ujor ju ka bërë keq, do ta kërkoni pasi ai do të zhduket nga faqja e dheut. Sigurisht që ai e di se ju ka borxh një falje, por ju kurrë nuk do ta dëgjoni atë nga buzët e tij.  Çfarëdo që t’i paraqisni si argument, sido që t’ia tregoni, ai do të argumentojë të kundërtën, duke refuzuar të shohë anën tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco