Rita Ora e përlotur: Kam frikë se do humbas gjithçka!

Rita Ora e përlotur: Kam frikë se do humbas gjithçka!

13:43, 19/07/2023
A+ Aa A-

Rita Ora ka shpërthyer në lot teksa diskutoi për vështirësitë me të cilat është përballur në kulmin e famës, e ftuar në podkastin “Diary of a CEO”. Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se ka frikë mos humbasë gjithçka.

“Ndihem e thyer, më bën të ndihem sikur gjithçka që kam bërë është gati të zhduket dhe më kthen te frika se mos humbas gjithçka. Gjithçka për të cilën mendoj është mamaja dhe babai im, sepse ata kanë punuar shumë për të më çuar në këtë pikë, unë kam gjithë familjen time për të mbajtur në këmbë. Gjithmonë jam përpjekur të jem vetvetja dhe të jem shumë e sinqertë dhe kurrë nuk kam ndryshuar në atë që jam, në fund të fundit jam thjesht njeri”.

Ajo vazhdoi duke pranuar se vazhdon të ecë përparapër familjen e saj. Këngëtarja tha: “Isha në një slitë, duke jetuar ëndrrën time, por atëherë kur zgjohesha isha si e heshtur dhe nuk ndihesha mirë. Kishte një ndjenjë se duhej të punoja për të provuar veten, unë isha një ëndërrimtare e re naive dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të jesh në atë moshë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco