Princ Harry dhe Meghan Markle drejt divorcit? Zbulohet arsyeja e zënkave të çiftit

Princ Harry dhe Meghan Markle drejt divorcit? Zbulohet arsyeja e zënkave të çiftit

10:29, 19/07/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se martesa e Princ Harryt dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle është drejt fundit.

Radar Online raportoi së fundmi se Duka dhe Dukesha e Sussex-it po marrin më shumë kohë për rregulluar lidhjen e tyre.

“Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë i përkeqësoi gjërat. Harry nuk po përshtatet me në botën e çuditshme të Meghan-it, tha një burim për gazetën, duke shtuar se ai shpreson të rigjejë veten.

Megjithatë një burim i afërt me çiftin, tha për Page Six se lajmet për ndarje nuk janë të vërteta.

Image

“Nuk janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë”, u shpreh burimi i brendshëm.

Burimi shtoi se dyshja të cilët u shpërngulën në Montecito, Kaliforni në mars të 2020 pasi u përjashtuan nga familja mbretërore dhe janë nën presionin financiar.

Ky stres dhe problemete  tyre po ndodhin pas një presioni financiar”, u shpreh burimi.

Ndërkohë, një tjetër burim anonim tha për Deuxmoi-t se dyshja kishin “shitur rezidencën e tyre në Montecito dhe se Harry jetonte në një vend tjetër”.

Kujtojmë që dyshja nga martesa e tyre disa vjeçare kanë dy fëmijë së bashku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco