Beqar apo i lidhur? Mozzik sqaron njëherë e mirë statusin e tij

Beqar apo i lidhur? Mozzik sqaron njëherë e mirë statusin e tij

09:59, 19/07/2023
A+ Aa A-

Që pas ndarjes nga Loredana Zefi, reperi Gramoz Aliu ose ndryshe i njohur me emrin e artit Mozzik, është përfolur shoesh herë për ndonjë romancë të mundshme, madje ka pasur raste ku vetë artisti i ka ngacmuar fansat me postimet e tij në rrjetet sociale.

Image

Mirëpo duket së së fundmi, ai ka vendosur  t;i japë fund zërave njëherë e mirë duke zbuluar statusin e tij.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, reperi ka publikuar një foto të tijën ku shkruan se është një ‘Baba beqar’. Duke mos e lënë me kaq, ai publikoi gjithashtu dhe një meme ku shkruhej se ‘ai është beqar pasi nuk e beson askush’.

Image

Image

Kujtojmë se reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri, ndërsa ajo u përkrah edhe nga ish-partneri i saj, gjë e cila shtoi dyshimet e fansave se dyshja janë drejt rrugës së ribashkimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco