Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

FOTO/ Zbulohet mashkulli misterioz në videon e Melinda Ademit, këngëtarja në një lidhje dashurie

FOTO/ Zbulohet mashkulli misterioz në videon e Melinda Ademit, këngëtarja në një lidhje dashurie

12:57, 18/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi është një ndër artistet më të pëlqyera të momentit në estradë. E teksa reperja është në periudhën e saj më të mirë të karrierës, ku numëron disa hite dhe mijëra përkrahës. Përpos kësaj ajo i mban të mbërthyer fansat edhe me fotot provokuese që publikon shpesh herë në rrjetet sociale.

E sa i përket jetës së saj private, Melinda është treguar goxha e rezervuar duke e mbajtur atë larg vëmendjes së publikut. Mirëpo së fundmi këngëtarja ka ‘trazuar’ rrjetin me postimin e saj të fundit në InstaStory, duke publikuar një video  ku duket një dorë mashkulli që i ledhaton qafën reperes kosovare.

E mesa duket fansat kanë arritur ta gjejnë menjëherë mashkullin misterioz që shfaqet në videon e artistes. Ishte nishani detaji që ‘e tradhtoi’ pasi të tillë e ka dhe menaxheri i saj.

Nuk dihet ende nëse Melinda mund të jetë në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, por vetë videoja tregon qartë që përkëdhelja nuk duket aspak shoqërore.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco