Janë në proces divorci! Prapaskenat- bashkëshorti i Ariana Grandes takohej me gra të tjera

Janë në proces divorci! Prapaskenat- bashkëshorti i Ariana Grandes takohej me gra të tjera

12:16, 18/07/2023
A+ Aa A-

Thank you, next’– kështu do i thotë Ariana Grande bashkëshortit të saj, me të cilin do divorcohet.

Bashkëshorti i Arianës, sipas ‘Page six’, është takuar me njerëz të tjerë për “muaj” pas ndarjes së tij nga këngëtarja në janar. Burimet thanë se Ariana nuk ka asnjë problem që Dalton Gomez të vazhdojë jetën e tij.

Page Six ka kontaktuar Gomez dhe përfaqësues për Grande, por nuk ka marrë përgjigje. Page Six konfirmoi të hënën se këngëtarja e “Positions” dhe Gomez do divorcohen pas dy vitesh martesë.

“Ata morën vendimin së bashku,” na tha një burim i brendshëm. “Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”.

Sipas një burimi tjetër, Gomez, fluturoi për në Londër në janar për të vizituar Granden ndërsa ajo po filmonte “Wicked” në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre , por “nuk ia doli”. Pas udhëtimit, të dy ranë dakord miqësisht të ndaheshin .

“Ata kanë qenë miq vërtet të mirë gjatë gjithë procesit dhe miqtë dhe familjet e tyre janë përpjekur t’i mbrojnë ata,” shtoi burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco