Stresi flet për herë të parë për lidhjen e tij të re

Stresi flet për herë të parë për lidhjen e tij të re

11:53, 18/07/2023
A+ Aa A-

Duket se gjysma e dytë e vitit ka ardhur me lajme të bukura në jetën personale të Stresit.

Kjo pasi reperi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë. Ai ka lënë pas historinë e dashurisë me Keisin, për të cilën edhe u fut brenda “Big Brother Vip Kosova”, duke i kërkuar një shans të dytë.

Në një seri me pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram, ai ka zbuluar se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.

”Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër”- shkruan ai në “instastory”, pasi u pyet se pse kohët e fundit kishte ndryshuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco