Ministri kinez prej javësh i zhdukur, qarkullojnë thashetheme për një lidhje dashurie me prezantuesen televizive

Ministri kinez prej javësh i zhdukur, qarkullojnë thashetheme për një lidhje dashurie me prezantuesen televizive

11:00, 18/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës duket se është zhdukur nga opinioni publik, duke nxitur spekulimet se ai është përfshirë në një lidhje dashurore me një prezantuese të njohur televizive.

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se Qin Gang, i njohur për qasjen e tij agresive diplomatike, mund të ketë rënë në kundërshtim me udhëheqjen e shtetit komunist pasi mori rolin e tij vetëm dhjetorin e kaluar.

Qin i ngjiti shpejt shkallët e karrierës në radhët e Partisë Komuniste të Kinës, duke punuar si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ai bëri emër përmes qasjes së tij agresive ndaj marrëdhënieve me vendet perëndimore. Por Qin nuk është parë prej disa javësh. Dalja e tij e fundit publike ishte një takim me homologun e tij nga Sri Lanka më 25 qershor.

Kjo ka bërë që disa të pretendojnë se ai mund të jetë angazhuar në një lidhje me prezantuesen e njohur televizive Fu Xiaotian, 40 vjeçare, e cila gjithashtu nuk është parë prej disa kohësh, pasi më parë ishte shfaqur një intervistë flirtuese mes tyre.

Ministria e Jashtme e Kinës fillimisht refuzoi të komentojë mbi zhdukjen e ministrit. Megjithatë, kur ai nuk u paraqit në një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Xhakartë, siç ishte planifikuar të bënte javën e kaluar, ministria tha se ai “mungonte për arsye shëndetësore”. Wang Yi, paraardhësi i Qin dhe tani këshilltar për çështjet e jashtme të Xi Jinping, ndërhyri në vend të kësaj, dhe madje mori përsipër të zhvillonte bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Në të njëjtën kohë, publikua nuk ka parë as prezantuesen Fu Xiaotian, sëbashku me të birin e mitur. Prezantuesja e arsimuar në Kembrixh është një nga figurat më të shquara të televizionit kinez dhe shpesh interviston zyrtarët e lartë të shtetit. Rastësitë e fundit, kanë bërë që të qarkullojnë zëra, veçanërisht në shtypin e Tajvanit dhe Hong Kongut, se të dy mund të jenë përfshirë në një lidhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco