Po përpiqeni të keni vetulla më të trasha? Kujdes nga ky gabim

Po përpiqeni të keni vetulla më të trasha? Kujdes nga ky gabim

10:32, 18/07/2023
A+ Aa A-

Në vitin 2023, a ka qoftë edhe një grua që nuk dëshiron të ketë vetulla të bukura e të plota? Nëse ka, ne nuk e kemi takuar atë. Ndryshe nga një dekadë më parë, vetullat me formë të mirë dhe të trasha janë pamja që të gjithë dëshirojnë, duke e ditur tashmë se sa të rëndësishme janë ato si tipar i fytyrës. Vetullat janë “korniza” e syve dhe këtë me siguri e keni kuptuar nëse i keni shkulur së tepërmi qoftë edhe një herë në jetë.

Tani ka produkte të panumërta në treg që do t’ju ndihmojnë të arrini harqe të trasha dhe të plota, nga serumet speciale që ndihmojnë rritjen e flokëve, deri te lapsat dhe maskarat për vetullat.

Kur marrim piskatoren për të hequr qimet vërtet të panevojshme, mund të ndodhin aksidente. Nëse ju ka ndodhur dhe tani po përpiqeni të rregulloni të “keqin”, kushtojini vëmendje një gabimi që ndoshta po e bëni pa e kuptuar.

Shmangni aplikimin e produkteve për kujdesin e lëkurës tek vetullat.

“Ne priremi t’i mendojmë vetullat si lëkurë, por në fakt këtu janë gjëndrat e qimeve. Nëse nuk vendosim diçka në kokë, pse ta vendosim në vetull? “, shpjegon ekspertja e vetullave, Sania Vucetaj. Ndaj përpiquni ta lini zonën “bosh” në mënyrë që folikulat të mos bllokohen, gjë që mund të bëjë që qimet e zonës të “bien” ose të pengojnë rritjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco