Zbulohet mënyra e çuditshme si e thërrasin Clara Chia-n dy djemtë e Pique

Zbulohet mënyra e çuditshme si e thërrasin Clara Chia-n dy djemtë e Pique

10:01, 18/07/2023
A+ Aa A-

Urrejtja mes Shakirës dhe Piques pas ndarjes së tyre është e e dukshme dhe kjo tashmë po reflektohet edhe te të dy djemtë, Milan dhe Sasha, për të cilët ish-çifti po përballet vazhdimisht në gjykatë. Ata kalojën pjesën më të madhe të kohës me të ëmën, ndërsa ish-futbollisti i viziton dy herë në muaj, apo i merr dy ditë në Barcelonë.

Image

Në raste të tilla, ai nuk është kurrë i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Clara Chia, edhe pse dëshiron që ajo të familjarizohet sa më shumë me dy djemtë që ka me këngëtaren kolumbiane. Shakira ka vendosur një klauzolë në akordin që ka mes palëve për vizitat e fëmijëve, që Pique nuk duhet të shoqërohet në asnjë moment gjatë qëndrimit me ta me të dashura me të cilat nuk ka një marrëdhënie të zyrtarizuar, që do të thotë celebrim.

Pique mësohet se e ka zbatuar me përpikmëri kushtin, pro raportohet nga mediat në Amerikën Latine se të dy djemtë e njohin Clara Chian. Por ata i referohen asaj si “e punësuara e babait”. Kjo, për shkak se Clara është e punësuar me të vërtetë në kompaninë “Kosmos” që zotëron Pique dhe janë takuar me të vetëm në evenimentet që organizon kjo kompani. Një nofkë që aludohet se ia ka vendosur Shakira, për të mbrojtur fëmijët, por edhe për të ulur sadopak figurën e të dashurës së re të Pique.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco