Tha se do ta dërgonte në gjyq, Arbenita i përgjigjet Feros

Tha se do ta dërgonte në gjyq, Arbenita i përgjigjet Feros

08:40, 18/07/2023
A+ Aa A-

Situata mes Feros dhe Arbenitës ka degraduar deri në përdorimin e dhunës. Ishte modelja ajo e cila denoncoi bashkëshortin, Feron, për dhunë fizike disa ditë më parë.

Reperi i cili tashmë ndodhet në paraburgim për 30 ditë më herët përmes një postimi në rrjete sociale “kërcënoi” modelen duke u shprehur se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq.

Pas kësaj Arbenita ka postuar një foto me avokatin dhe i ka dhënë një mesazh Feros duke treguar se ka nisur procedurat ligjore.

“Me avokatin tim do t’i inicojmë të gjitha procedurat e para ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, shkruan modelja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco