Një film për tragjedinë e nëndetëses 'Titan'? Flet regjisori i Titanikut

Një film për tragjedinë e nëndetëses 'Titan'? Flet regjisori i Titanikut

21:14, 17/07/2023
A+ Aa A-

James Cameron nuk është duke punuar në një projekt të lidhur me tragjedinë e OceanGate.

Regjisori i filmit fitues të Oscar “Titanic” shkroi në Twitter së fundmi për të shuar thashethemet se ai ka plane të punojë në një projekt që lidhet me nëndetësen që pësoi një “shpërthim katastrofik” muajin e kaluar, duke vrarë të pesë personat në bord.

“Unë zakonisht nuk u përgjigjem thashethemeve në media, por më duhet tani. Unë nuk jam në bisedime për një film OceanGate dhe as do të jem ndonjëherë”, shkroi regjisori në Twitter.

Përveçse është regjisor, Cameron ka bërë më shumë se 30 zhytje në rrënojat e Titanikut dhe është ndër të paktët njerëz që kanë zbritur në pikën më të thellë të njohur në shtratin e detit.

Nëndetësja OceanGate humbi komunikimet me anijen e saj mbështetëse të dielën e 18 qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco