Pse aktori Tom Cruise dëshiron të bëjë vetëm marifete të rrezikshme në filmat e tij?

Pse aktori Tom Cruise dëshiron të bëjë vetëm marifete të rrezikshme në filmat e tij?

15:45, 17/07/2023
A+ Aa A-

Ai varet në avion ndërsa ai po ngrihet dhe ngjitet në shkëmbinj…

Kur bëhet fjalë për filmat e Hollivudit dhe heronjtë e aksionit, Tom Cruise bie në sy. Aktori i njohur e ka bërë synimin e tij personal të shtyjë kufijtë e realizmit në kinema përmes rolit të tij si Ethan Hunt, spiunit enigmatik nga filmat “Mission: Impossible”, ndaj insiston që të kryejë vetë marifetet e heronjve, sado e rrezikshme të jetë ato.

Aktori është përfshirë në ndjekje emocionuese me makina dhe motoçikleta gjatë xhirimeve të filmave të tij. Në ‘Mission: Impossible – Fallout’, ai ka pilotuar një helikopter në një sekuencë të rrezikshme, ndërsa në ‘Mission: Impossible – Ghost Protocol’, ai u ngjit në Burj Khalifa, një nga ndërtesat më të larta në botë, pa një rrip sigurie për të filmuar një skenë ikonike që la pa frymë publikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco