Refuzoi të bashkëpunojë me Michael Jackson, producenti i njohur tregon arsyen: Ata më kërkuan…

Refuzoi të bashkëpunojë me Michael Jackson, producenti i njohur tregon arsyen: Ata më kërkuan…

15:22, 17/07/2023
A+ Aa A-

Producenti dhe reperi i njohur Dr. Dre disa vite më parë ka refuzuar të punojë me disa nga yjet legjendare të muzikës.

Teksa ishte i ftuar në emisionit “Hart to Heart” të Kevin Hart, ai tregoi arsyen se pse nuk dëshiroi të bashkëpunonte me legjendën e muzikës Michael Jackson, Price dhe më vonë me Stevie Wonder.

“Ata thjesht më kërkuan të punoja me ta dhe unë u thashë: “Çfarë do të bëj unë me ta?”, tha Dre.

Reperi i “Express Yourself” shpjegoi se si ai ka një ide të caktuar për heronjtë e tij muzikorë dhe se nuk dëshiron që dikush të ngatërrohet me atë ide.

Producenti, i cili ka dhënë një kontribut shumë të madh në karrierën reperëve të njohur si, Eminem, Snoop Dogg, Kendrick Lamar dhe Anderson Paak, u shpreh i pëlqen mënyra se si ndihet me muzikantët e tij të preferuar duke i mësuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në muzikë.

“E gjithë jeta dhe karriera ime ka qenë duke u marrë dhe duke punuar me artistë të rinj. Kjo është ajo që më pëlqen. Askush nuk vjen me një agjendë. Të rinjtë shfaqen në kohë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco