Megan Fox i vë ‘flakën’ rrjetit me fotot e saj në pyll, vëmendjen e merr komenti ‘epik’ i Machine Gun Kelly-t

Megan Fox i vë ‘flakën’ rrjetit me fotot e saj në pyll, vëmendjen e merr komenti ‘epik’ i Machine Gun Kelly-t

14:55, 17/07/2023
A+ Aa A-

Megan Fox i ka vënë flakën rrjetit në Instagram me fotot e saj të fundit në natyrë, teksa ishte ngjitur në një pemë e veshur me bikini duke shfaqur në pah format perfekte trupore.

"Pylli është shoku im i vjetër”- shkroi aktorja në fotot që publikoi në Instagram për 21 milonë ndjekësve të saj.

Mirëpo fotosesioni duket se ka tërhequr vëmendjen e të fejuarit të saj, Machine Gun Kelly, me të cilin u përfol disa kohë më parë se marrëdhënia e tyre është në krizë pasi ky i fundit thuhet se e kishte tradhtuar aktoren.

Këngëtari bëri komentin e tij ‘epik’ krahas fotos ku shkruante:

“Nëse kjo është se si duket një kafshë e egër, atëhërë do e lija të më përpinte”.

Image

Shkurtin e kaluar, Fox la të kuptohej se çifti po kalonte një krizë në marrëdhënien e tyre, ku është shfaqur në publik pa unazën e fejesës që këngëtari i dhuroi.

Sipas ‘Post’, dyshja kanë bërë disa seanca trajtimi për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, dhe duket se po funksionon.

Ylli i “Transformers” dhe reperi e nisën romancën e tyre në vitin 2020 dhe u fejuan në vitin 2022. Fox më parë ka qenë e martuar me Brian Austin Green dhe ndajnë tre djem së bashku, Noah, Journey dhe Bodhi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco