Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Për këtë sezon veror, Elvana Gjata tregon pak nga kënga e saj e re që do të publikohet së shpejti

Për këtë sezon veror, Elvana Gjata tregon pak nga kënga e saj e re që do të publikohet së shpejti

20:58, 16/07/2023
A+ Aa A-

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Së fundmi Elvana ka publikuar këngën me videoklip të projektit muzikor “Si Na”, të cilën këngëtarja e këndoi për herë të parë në dasmën e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në finales e “BBV2”. E duket se shumë shpejt Elvana do të vijë me një tjetër këngë dashurie, pasi vetëm pak më parë ka postuar një pjesë të saj.

Në postimin e saj rreth magjisë së asaj mbrëmje në Air Albania ku ajo ka kënduar me 25 mijë pjesëmarrësit në koncert një koment ka arritur të zbulojë se së shpejti mund të kemi “Dekada 2”. Elvana Gjata zgjodhi që t’i përgjigjej komentit “Bëj një koncert tjetër në gusht në stadium se do këndojmë më mirë herë tjetër se ja morëm dorën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco