Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kurorëzoi dashurinë me një ceremoni private, Rita Ora zbulon për herë të parë foton e dasmës së saj dhe Taika Waititit

Kurorëzoi dashurinë me një ceremoni private, Rita Ora zbulon për herë të parë foton e dasmës së saj dhe Taika Waititit

14:02, 16/07/2023
A+ Aa A-

Rita Ora u ka dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të dasmës së saj në videoklipin e këngës së saj më të fundit ‘You & I’.

32 vjeçarja, u martua me regjisorin e njohur, Taika Waititi , 47 vjeç, verën e kaluar, në një ceremoni private ku të pranishëm ishin vetëm tre persona.

Gjatë klipit, ylli vendos pranë tavolinës një fotografi ku e tregon atë të veshur me një fustan të bardhë dantelle me mëngë të gjata dhe puth bashkëshortin e saj.

Kjo vjen pasi Rita më parë ndau detaje nga dasma e saj dhe tregoi se nuk dëshironte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

Image

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi, Rita u shpreh se ishte ‘e vetmuar’ në të kaluarën dhe tregoi se si kishte ‘hequr dorë për të gjetur një partner’ përpara se të binte në dashuri me Taika-n.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” në të kaluarën ka pasur romanca me një sërë emrash të famshëm, duke përfshirë Calvin Harris, Rob Kardashian dhe Travis Barker.

Ajo tha për revistën The Line of Best Fit: “E dini, sinqerisht hoqa dorë nga ideja për të gjetur dikë që mund të përballonte atë që bëj dhe si e jetoj jetën time. Dua të them, është shumë për të pranuar për këdo. Por kurrë nuk kam menduar se ndjekja e gjërave që më bëjnë të lumtur do të çonte drejt saj. Secili ka udhëtimin e vet, dhe unë në thelb u martova me mikun tim më të mirë”.

Rita kujtoi se si kishte përjetuar “fluturat në stomak” pas takimit të saj të parë me Taika-n, gjë që erdhi si një “surprizë”.

“Nuk e kam menduar kurrë në fillim se ai ishte personi me të cilin do të martohesha. E dini, gjithmonë e kam dashuruar, por sinqerisht nuk e kisha planifikuar. Nuk mendoja se do të ndodhte për mua për shkak të asaj që bëj dhe nëse do të kishte dikush atje që do të më donte kështu si jam”- shtoi Rita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco