Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Vetëm vdekja na ndan’/ U përfol se prishën raportet me njëri-tjetrin, Don Xhoni dhe Butrint Imeri tregojnë si qëndron e vërteta: Ishte e gjitha për…

‘Vetëm vdekja na ndan’/ U përfol se prishën raportet me njëri-tjetrin, Don Xhoni dhe Butrint Imeri tregojnë si qëndron e vërteta: Ishte e gjitha për…

12:35, 16/07/2023
A+ Aa A-

Prej ditësh, në rrjet po qarkullojnë lajme se miqësia mes këngëtarit të njohur Butrint Imeri dhe Don Xhonit është krisur. Publiku filloi të aludojë se ata nuk flasim më me njëritjetrin pasi reperi nuk mori pjesë në festën që këngëtari kishte organizuar për ditëlindje, ku të ftuar ishin disa nga personazhet e njohura të “showbizz”-it shqiptar dhe miqtë e tij më të ngushtë.

Një tjetër veprim i reperëve që ngriti dyshimet për krisjen e miqësisë së tyre ishte dhe heqja nga lista e ndjekësve në Instagram.

Mirëpo së fundmi, dyshja kanë performuar në të njëjtin klub nate në Pejë, ku me këtë rast kanë treguar para publikut se ata nuk janë zënë asnjëherë dhe se miqësia e tyre vazhdon të jetë ende e fortë.

Ishte vetë Don Xhoni i cili ka thërritur Butrintin në skenë, teksa kanë qëndruar të përqafuar për pak çaste, ku reperi shprehej se zënka mes tyre ishte një ‘lojë’, teksa thekson gjithashtu se ‘vetëm vdekja i ndan’.

“Me Butrintin nuk jemi prishur kurrë, ne vetëm vdekja na ndan. Askush nuk mund të na ndalë”- dëgjohet të thotë Don Xhoni në videon e publikuar në InstaStoryn e tij, ku ka etiketuar dhe emrin e Butrintit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco