Rezarta Shkurta 'merr në pyetje' partnerin: Çfarë do u thuash gocave nëse të ngacmojnë?

Rezarta Shkurta 'merr në pyetje' partnerin: Çfarë do u thuash gocave nëse të ngacmojnë?

15:43, 15/07/2023
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm në “Instagram”-in e saj, Rezarta Shkurta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.

“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.

Pjesë nga biseda në video:

Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë

Ermal Hoxha: Edhe unë ty

Rezarta Shkurta: Ku po ikën?

Ermal Hoxha: Po dal

Rezarta Shkurta: Ku po del?

Ermal Hoxha: Të pi kafenë

Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?

Ermal Hoxha: Jam i martuar

Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë

Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo

Rezarta Shkurta: Vdes për ty

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco