Goldie Hawn tregon për herë të parë se pse ajo dhe Kurt Russell nuk u martuan pas 40 vitesh lidhje

Goldie Hawn tregon për herë të parë se pse ajo dhe Kurt Russell nuk u martuan pas 40 vitesh lidhje

14:30, 15/07/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Goldie Hawn dhe partneri i saj Kurt Russell kanë një ndër historitë më të bukura të dashurisë.

Ndonëse dyshja kanë dy dekada së bashku, ata kanë zgjedhur që dashurinë e tyre mos ta kurorëzojnë me martesë.

Mirëpo fituesja e çmimit ‘Oscar’ së fundmi ka treguar më shumë për marrëdhënien me Kurt, teksa rrëfeu arsyen se pse ata kanë zgjedhur që mos të martohen.

“Kur nuk funksionon, përfundon në biznes të madh. Është gjithmonë e shëmtuar. Dikush duhet të hedhë një sy dhe të thotë: Sa divorce ju bëjnë të urreni një person më shumë se më parë? Sa divorce i kanë lënduar fëmijët?’”, u shpreh aktorja.

Ndërsa vazhdoi: “Më pëlqen ideja që mund të zgjohem në mëngjes dhe të marr vendime çdo ditë nëse dua të jem këtu apo jo. Dua të them se marrëdhëniet martesore janë të vështira. Ka shumë pengesa që një çift i martuar duhet të kalojë. Ka gjëra në të cilat ne besojmë, gjëra në të cilat nuk besojmë, ne biem dakord.”

Ndër të tjera ajo gjithashtu tha se të qëndrosh e pavarur është shumë e rëndësishme.

“Kështu që unë mendoj se në fund të fundit të qëndrosh e pavarur me të menduarit e pavarur është e rëndësishme, kështu që ju mund të mbani veten dhe në fakt mund ta keni atë ndjenjë.”- tha aktorja.

Pavarësisht se dyshja nuk u martuan kurrë, Hawn dhe Russell në vitin 1986 sollën në jetë djalin e tyre, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Wyatt Russell.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco