A u bë i njohur Noizy falë diss-it të Ghetto Geasy? Reperi tregon çdo gjë: S’ka lidhje se si punon, apo me çfarë…

A u bë i njohur Noizy falë diss-it të Ghetto Geasy? Reperi tregon çdo gjë: S’ka lidhje se si punon, apo me çfarë…

12:27, 15/07/2023
A+ Aa A-

Getoar Selimi i njohur me emrin e muzikës, Ghetto Geasy është një ndër reperët më me zë të momentit.

Artisti i cili po ‘korr’ suksese të një pas njëshme së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Nacionale”, ku ka folur më shumë rreth projekteve më të reja muzikore.

Teksa u pyet nga gazetari ‘a mendon se Noizy ka shpërthyer si reper falë diss-it që të ka bërë ty me këngën Jena mbretër’, reperi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes duke thënë se nuk ka lidhje se si punon pasi sipas tij çdo njeri fiton diçka.

“S’ka lidhje se si punon, apo më çfarë punon sepse çdo njeri që punon fiton diçka”, u përgjigj reperi pa treguar  nëse Noizy ka përfituar ndonjëherë nga fama e tij.

Kujtojmë që për gati dy dekada Babastars dhe OTR(grupi i Noizyt) kanë qenë në konkurrencë të vazhdueshme dhe shpesh kanë patur edhe konflikte fizike e sherre të mëdha. Viteve të fundit ata nuk janë përplasur më me njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë se raportet janë rregulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco