Është single apo në një lidhje? Këtë na e zbulon Selena Gomez

Është single apo në një lidhje? Këtë na e zbulon Selena Gomez

11:12, 15/07/2023
A+ Aa A-

Selena Gomez është beqare! Këtë e tregoi vetë ajo në një video që postoi së fundmi në “Tik Tok”.

Ajo donte të dinte se pse është beqare kështu që përdori një filtër që i jep përgjigje kësaj pyetjeje.

Pasi kaloi disa opsione, aplikacioni doli me një përgjigje: “Ke shije të keqe”. “Epo kjo është e vrazhdë Tik-tok”.-shkroi Selena.

Kjo nuk është hera e parë që Selena, e cila më parë ishte në lidhje me Justin Bieber dhe The Weeknd, bën të ditur statusin e saj të marrëdhënies.

Muajin e kaluar, ajo ndau një video në “TikTok” duke i thënë një grupi futbollistësh: “Unë jam beqare.” Dhe pasi ndezi thashethemet për romancë me Drew Taggart të The Chainsmokers në janar, ajo postoi një status në Instagram Stories ku shkruhej: “Më pëlqen të jem shumë vetëm #iamsingle”.

Selena duket krejtësisht e lumtur me jetën e saj personale dhe profesionale. Jo vetëm që aktorja përfundoi xhirimet e filmit të saj të ri Emilia Perez dhe sezonin e tretë të Only Murders in the Building në fillim të këtij viti, por ajo ka postuar edhe foto të saj në studio, duke na zbuluar se së shpejti do sjellë muzikë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco