Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bebe Rexha ndërpret koncertin për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm fansave!

Bebe Rexha ndërpret koncertin për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm fansave!

09:06, 15/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përfunduar turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut.

Tani ajo po bëhet gati për Evropë, ku do të performojë në disa shtete të ndryshme.
Bebe ishte kryefjalë e medive disa javë më parë për shkak të koncertit të saj në New York.

Aty 33-vjeçarja u godit me një telefon në fytyrë nga një fans, i cili i shkaktoi plagë të rënda në sy dhe e detyroi këngëtaren të shkojë me urjgencë në spital.

Përtej kësaj, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” mori masa në koncertet e saj të ardhshme, duke edukuar audiencën dhe këshilluar që të mos i përsërisin veprimet.

Njëlloj, Rexha bëri në një nga koncertet e saj të fundit ku ishte duke përmbyllur mbrëmjen me hitin e saj të padisikutueshëm, “I’m Good (Blue)”, ku e ndërpreu në gjysmë performancën për t’iu thënë fansave diçka.

“Prisni, krejt çfarë shoh janë telefonat, dua të shoh fytyrat tuaja. Kjo është ajo çfarë më bën mua të ndihem e plotësuar. Ai djali aty po thotë ‘Në djall telefonat’ dhe unë pajtohem. Pajtohem me të, vetëm le ta shijojmë momentin, e dini se çfarë dua të them”, tha Bebe Rexha.

Me të dëgjuar këtë deklaratë të saj, fansat e kanë përshëndetur me një duartrokotije dhe brohoritje të madhe, teksa shumë prej tyre duket se i kanë lënë telefonat dhe kanë shijuar momentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco