Lajmi i fundit

Ngjarja horror në Shkodër, fëmija e gjetur është vajza e dytë

Në përgatitjë për ‘Alpha Show 2’, Noizy: Kam shpërthyer në lot disa herë

Në përgatitjë për ‘Alpha Show 2’, Noizy: Kam shpërthyer në lot disa herë

16:36, 14/07/2023
A+ Aa A-

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në koncertin “Alpha Show 2”, e reperi Noizy ka bërë një rrëfim emocionues në rrjete sociale, duke kujtuar ndjesitë dhe vështirësitë që kishte vitin e kaluar.

Reperi ka treguar se ka pasur aq shumë emocione sa ka shpërthyer në lot disa herë.

”Sa herë vjen gushti, vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mire dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë Alpha Show një traditë të kulturës HipHop”, u shpreh artisti.

Më pas ai vijoi:

“Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë në prapaskena. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti. E mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë”, theksoi ai mes tjerash.

Noizy premtoi se koncerti në gusht, “Alpha Show 2” do të jetë edhe 100 herë më elektrizues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco