Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tom Holland flet për varësinë ndaj alkoolit

Tom Holland flet për varësinë ndaj alkoolit

09:21, 12/07/2023
A+ Aa A-

Tom Holland ka folur për momentin kur e kuptoi se ishte i varur ndaj alkoolit dhe vendimit për të hequr dorë nga kjo varës.

“Gjithçka që mendoja ishte të konsumoja një pije. Vetëm për të mendoja”, tha Holland në podkastin “On Purpose” të Jay Shetty.

Holland tha se ishte i frikësuar nga fakti që kontrollonte gjithnjë orën se kur do të ishte momenti për të konsumuar një gotë. Ai shtoi se ishte vërtet sfiduese që të linte këtë varësi dhe duke marrë parasysh se sa e vështirë ishte lënia e alkoolit, mendonte se kishte një problem me konsumimin e pijeve alkoolike.

Pikërisht në këtë moment, ai vendosi që për 6 muaj të mos konsumonte alkool, deri më 1 qershor, kur kishte edhe ditëlindjen.

Aktori britanik tregoi edhe avantazhet e lënies së alkoolit. “Mund të flija më mirë, mund të përballoja problemet. Kisha qartësi mendore dhe ndihesha më i shëndetshëm”, tha ndër të tjera Tom.

Ai theksoi se kishte tentuar disa herë të ndërmerrte këë hap, por gjithnjë i ishte kthyer vesit të vjetër. Por këtë herë vendosi që të ishte ndryshe.

“Punova shumë që të ndryshoja mendësinë. Pyeta veten: “Pse pi?”, u shpreh aktori, i cili e ka lënë pas varësinë e tij dhe prej 1 viti e gjysmë është esëll. Ai inkurajoi njerëzit që të konsumojnë më pak alkool, pasi kjo, sipas tij është diçka shumë pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco