Paditet Lady Gaga, ofroi dëmshpërblim kur i rrëmbyen qentë dhe e nuk mbajti premtimin

Paditet Lady Gaga, ofroi dëmshpërblim kur i rrëmbyen qentë dhe e nuk mbajti premtimin

16:22, 11/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtares së njohur Lady Gaga dy vite më parë ia rrëmbyen me armë dy qentë e saj, ndërsa direkt pas kësaj ngjarje ajo shpalli një dëmshpërblim të majmë për personin i cili do ia sillte ata në shtëpi.

Image

Mirëpo mesa duket ajo nuk do duhet që të paguajë shpërblimin prej 500,000 dollarë për gruan që gjeti qenjtë e saj, pasi ajo ishte bashkëpunëtore në vjedhjen e tyre.

Megjithatë Jennifer McBride  ishte gruaja që ia solli qentë në shtëpi Gagës, e cila e paditi këtë të fundit pasi ajo nuk e mbajti fjalën e dhënë për dëmshpërblimin.

Dhe sipas TMZ, çështja tani është hedhur poshtë para se ajo të shkonte në gjyq.

Pas kthimit të qenve në stacionin e ‘Komunitetit Olimpik të LAPD’ më 26 shkurt 2021, McBride u akuzua më vonë në lidhje me vjedhjen e qenve të këngëtares.

McBride i pranoi akuzat e parashtruara, ndërsa u dënua nga gjykata me dy vite burgim.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco