Fansi dëshiron t’i dhurojë para, Yll Limani përballet me momentin e sikletshëm gjatë koncertit të tij

Fansi dëshiron t’i dhurojë para, Yll Limani përballet me momentin e sikletshëm gjatë koncertit të tij

12:51, 10/07/2023
A+ Aa A-

Yll Limani është një ndër këngëtarët më të preferuar nga publiku shqiptar. E teksa tashmë konceret e tij gjatë këtij sezoni veror janë të shumta, artistit nuk i kanë munguar dhe disa momente të sikletshme gjatë performancave në skenë.

Së fundmi, teksa po performonte, një fans i Yllit i ka zgjatur dorën duke i ofruar para këngëtarit, si për të treguar vlerësimin që ka për të.

Mirëpo, artisti i ka refuzuar menjëherë menjëherë paratë, duke dhënë një ‘Jo’ të prerë, e teksa më pas u largua duke vazhduar performancën.

Videoja e cila tashmë po bën xhiron e rrjetit, ka rënë dhe në syrin e artistit i cili bëri një reagim ‘funny’ në Instagramin e tij. Teksa kishte shpërndarë videon e tij në InstaStory, ai shkruan krahas saj:

 “Ma shikoni fytyrën. Gjoja: “Jo, jo nuk ka nevojë. Mos më ngushto se nuk i marr”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco