7 arsye pse jua kanë lënë seen të paktën një herë në jetë

7 arsye pse jua kanë lënë seen të paktën një herë në jetë

12:08, 10/07/2023
A+ Aa A-

Erik Lloshi u shpreh i zhgënjyer nga Fifi dhe Ylli për faktin që nuk e kishin mbështetur (përmes një postimi në Instagram) me projektin e fundit muzikor dhe ia kishin lënë seen [kur e lexon mesazhin, por nuk kthen përgjigje].

Nëse edhe ju jeni habitur kur dikush jua ka lënë seen, e keni pyetur ndonjëherë veten pse mund të ketë ndodhur? Ja disa arsye:

1. Ka punë: Ti mund të mos kesh asgjë më të mirë për të bërë, por ai personi mund të jetë duke punuar…Dhe nuk ia ndjen shumë nëse ti mërzitesh pse ta ka lënë seen.

2. Po merr hak: Mbase dhe ti nuk i ke kthyer më parë. Mbase ti nuk i kthen asnjëherë dhe pikërisht në momentin që ke më shumë nevojë për një përgjigje, ai tjetri hakmerret. Bota nuk rrotullohet rreth teje, e di?

3. Ashtu ka qejf: Sado e çuditshme të duket, njerëzit kanë krijuar një raport të frikshëm me seen-in. Ndërkohë që ka nga ata që e urrejnë për vdekje, ka të tjerë që kanë krijuar një si lloj fiksimi dhe argëtohen vetëm duke ua lënë njerëzve seen. Kënaqësi e çuditshme, por çfarë t’i bësh.

4. Nuk të ka qejf: Të mos gënjejmë veten, nëse dikush jua ka lënë seen dhe e bën vazhdimisht, edhe pa arsye, mbase po ju shmang. Bëhuni pak të zgjuar dhe tërhiquni në kohë.

5. Është i pasjellshëm: Tjetër gjë është t’jua lënë seen kur doni muhabet, se jo të gjithë kanë kohë apo nerva për muhabet, dhe tjetër gjë është të mos ju kthejnë përgjigje kur bëhet fjalë për një pyetje apo diçka me rëndësi. Në këtë rast, personi tjetër është i pasjellshëm!

6. Ka harruar: E keni parasysh që disa njerëz thonë ‘e pashë mesazhin dhe me mendjen time mendova se të ktheva, po s’të paskam kthyer?’ Kjo mund të ndodhë vërtet. Ka njerëz që rrëmbehen nga ritmi i ditës, e lexojnë mesazhin dhe harrojnë të kthejnë përgjigje. Përpiquni t’i kuptoni.

7. A është e nevojshme përgjigjja? Ndonjëherë nuk ka një përgjigje sepse bisedës i erdhi fundi ose mesazhi juaj ishte pak i paqartë. Ose thjesht mesazhi nuk ka nevojë për përgjigje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco