Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

U shpreh se ishte i zhgënjyer nga ‘Disney’, Johnny Depp do të luajë sërish në filmin e 'Pirateve të Karaibeve'

U shpreh se ishte i zhgënjyer nga ‘Disney’, Johnny Depp do të luajë sërish në filmin e 'Pirateve të Karaibeve'

15:10, 07/07/2023
A+ Aa A-

“Nëse është projekti i duhur, ai do ta bëjë”, kështu janë shprehur disa burime të afërta për aktorin Johnny Depp i cili duket se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Disney.

Image

Një burim i afërt me aktorin 60-vjeçar tha për PEOPLE në numrin e kësaj jave se Depp, i cili më parë është shprehur se ndihej i tradhtuar nga kompania që qëndron pas ekskluzivitetit shumëmiliardë dollarësh ‘Pirates of the Caribbean’, potencialisht do të kthehej për më shumë filma.

“Gjithçka është e mundur. Nëse është projekti i duhur, ai do ta bëjë atë”-thonë atë.

Ndërsa burimi nuk specifikon nëse aktori do të kthehej për një film tjetër të ‘Pirateve të Karabeve’, The Neë York Times vuri në dukje në një artikull së fundmi se Disney “me sa duket ka hapur dyert për të bashkëpunuar përsëri me Depp”.

Rikthimi i mundshëm në rolin e tij të kapitenit Jack Sparroë vjen pak më shumë se një vit pas gjyqit të bujshëm të Depp për shpifje  kundër ish-gruas Amber Heard . Një juri prej shtatë personash arriti një verdikt që kryesisht mbajti anën e Depp, megjithëse Heard, 37 vjeç, fitoi një nga tre kundërpaditë e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco