Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nëna e Jay Z i jep fund beqarisë, Gloria Carter martohet me partneren e saj pas disa vitesh së bashku

Nëna e Jay Z i jep fund beqarisë, Gloria Carter martohet me partneren e saj pas disa vitesh së bashku

14:44, 07/07/2023
A+ Aa A-

Nëna e reperit të njohur Jay-Z, Gloria Carter ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me partneren, Roxanne Wilshire.

Image

Dyshja bënë një dasmë të madhe në New York, ku të ftuar ishin shumë nga yjet e hollywood-it si, Tylor Perry, Kelly Rowland, Tina Knowles, Robin Roberts dhe shumë të tjerë.

Djali i saj Jay-Z dhe bashkëshortja Beyonce së bashku me fëmijët e tyre ishin mes dëshmitarëve në këtë ditë kaq të veçantë për nënë e reperit.

Dasma vjen pesë vjet pasi Gloria zbuloi se është lezbike përmes këngës së djalit të saj, ‘Smile’.

Gjatë tekstit të këngës, Gloria zbuloi se kishte një jetë të dyfishtë, ku në njërën anë kishte lumturinë dhe në anën tjetër frikën se çfarë do të mendonin dhe thonin njerëzit për pëlqimin e saj ndaj femrave.

Kujtojmë që në atë kohë Jay-Z u vlerësua gjerësisht në Perëndim që pranoi nënë e tij ashtu siç ishte dhe i dha mundësinë asaj t’u shprehur në këngën e tij.

Ndërsa edhe partnerja e djalit të saj, Beyonce e ka pranuar ‘vjehrrën’ e saj ashtu siç është pasi a kujtojmë që ajo ka lavdëruar më parë edhe xhaxhain e saj, i cili u shfaq hapur si homoseksual.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco