Tregoi se kush e ‘vrau’ Vis Martinajn, reagon mamaja e Fjolla Morinës: Ndihemi në rrezik prej saj, po shpik gjëra që nuk ekzistojnë

Tregoi se kush e ‘vrau’ Vis Martinajn, reagon mamaja e Fjolla Morinës: Ndihemi në rrezik prej saj, po shpik gjëra që nuk ekzistojnë

19:30, 06/07/2023
A+ Aa A-

E ëma e këngëtares Fjolla Morina, ka reaguar për herë të parë për gjendjen e rënduar emocionale të së bijës, e po kështu deklaratat e saj të bujshme.

Gjatë muajve të fundit, Fjolla Morina është parë në një gjendje të rënduar. Ajo ka përmendur shtetasin D. Keçi si personi që ka eleminuar Vis Martinajn, edhe pse deklaratat e saj janë marrë me shumë rezerva.

Nëna e saj, Selvete Rexha, tha në një intervistë se distancohet nga deklaratat e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës. Sipas saj, këngëtarja ka probleme me shëndetin mendor, ndaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet, ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollën, më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Selvete Rexha tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës, e cila është vetëm 7-vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7-vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco