E trishtë/ Coco Lee, aktorja e ‘Mulan’ i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

E trishtë/ Coco Lee, aktorja e ‘Mulan’ i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

19:18, 06/07/2023
A+ Aa A-

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e artit. Coco Lee, aktorja që luan personazhin e dashur të “Disney”, Mulan është vetëvrarë.

Lajmi është konfirmuar nga motrat e saj, Carol dhe Nancy. Ata treguan se Coco Lee e kreu tentativën e vrasjes ditën e diel dhe përfundoi në koma.

Fatkeqësisht aktorja dhe këngëtarja ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në moshën 48-vjeçare.

Motrat bënë të ditur me anë të një statusi në rrjetet sociale se Coco Lee vuante prej disa vitesh nga depresioni.

Coco Lee, gëzoi një famë të madhe si yll popi në Azi në vitet 1990 dhe 2000.

Këngëtarja e lindur në Hong Kong, u zhvendos në SHBA kur ishte fëmijë dhe nxori albume në gjuhën mandarine dhe në anglisht.

Ajo gjithashtu shprehu ka luajtur rolin e personazhit kryesor në versionin Mandarin të filmit hit të “Disney”, Mulan dhe performoi një këngë nga kolona zanore e “Crouching Tiger, Hidden Dragon” në Oscars 2001.

Vitet e fundit, gjendja e saj mentale nuk ishte e mirë. Në natën e ndërrimit të viteve, vitin e kaluar, Lee tha në një postim në “Instagram” se ajo ishte "përballur me pengesa të mëdha" dhe e përshkroi 2022-shin si një "vit tepër të vështirë". Por tashmë, aktorja dhe këngëtarja i dha fund jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco