Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Tom Cruise: Shpresoj të vazhdoj të bëj filma, kam 20 vjet për të kapur hapin me Harrison Ford

Tom Cruise: Shpresoj të vazhdoj të bëj filma, kam 20 vjet për të kapur hapin me Harrison Ford

11:26, 05/07/2023
A+ Aa A-

Tom Cruise ka kaluar ditëlindjen në Sydney , me rastin e premierës së filmit të tij të ri "Mission: Impossible 7 Dead Reckoning Part 1".

Aktori ka dhënë një intervistë gjatë qëndrimit në Australi, në të cilën ka treguar se nuk po mendon të tërhiqet nga aktrimi. Ai gjithashtu theksoi se është frymëzuar nga Harrison Ford, i cili ende është duke bërë filma në të 80-at e tij.

“Harrison Ford është një legjendë. Shpresoj të vazhdoj të bëj filma në këtë moshë, kam 20 vjet për ta arritur atë," tha ai për gazetën Sydney Morning Herald, duke shtuar: "Shpresoj të vazhdoj të bëj filma Mission Impossible derisa të arrij moshën e tij.

Ylli i Hollivudit tha gjithashtu se i pëlqen të shikojë filma në kinema, ndërsa mezi po pret edhe premierat e dy filmave të shumëpritur, ‘Oppenheimer’ dhe ‘Barbie’.

“Unë u rrita duke parë filma në ekranin e madh ... dhe vazhdoj ende. Dua të shoh edhe "Barbie" dhe "Oppenheimer". Do t'i shoh të dy këtë fundjavë në premierat e tyre", tha Cruise.

Harrison Ford gjithashtu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktrimi , pavarësisht 81 viteve të tij.

Siç përmendi ai në një intervistë të fundit me Chris Wallace, pensioni nuk është në planet e tij.

''Nuk bëj mirë kur nuk kam punë. Më pëlqen të punoj, më pëlqen të ndihem i dobishëm. Ai është Jones im, ndaj dua të jem i dobishëm”, tha ai në mënyrë karakteristike për rolin e “Indiana Jones”.

Kur u pyet se çfarë i pëlqen kaq shumë në aktrim, Harrison Ford tha: “Janë njerëzit me të cilët punoni. Intensiteti dhe intimiteti i bashkëpunimit. Është ambicie e kombinuar, e farkëtuar disi nga fjalët në një faqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco