Instagram vjen me një version të ri që do të konkurrojë Twitter-in!

Instagram vjen me një version të ri që do të konkurrojë Twitter-in!

15:26, 04/07/2023
A+ Aa A-

Instagram është i vendosur ta konkurrojë fort Twitter dhe shenjën e parë e dha duke prezantuar opsionin ‘Threads’. Aplikacioni Threads, i cili është i lidhur me Instagram, u shfaq në Apple app store të martën dhe do të lançohet të enjten.

Aplikacioni i sapo zhvilluar u ofron përdoruesve mundësinë për t’u angazhuar me ndjekësit qofshin ato edhe ekzistues në Instagram, pa pasur nevojë të fillojnë nga e para në ndërtimin e një komuniteti.

Përdoruesit do të kenë aftësinë edhe për të pëlqyer, komentuar, ripostuar dhe shpërndarë postimet, dhe gjithashtu do të kenë kontroll se kush mund t’u përgjigjet postimeve të tyre.

Image

Threads vjen disa ditë pasi Twitter po përballet me kritika të ashpra nga përdoruesit. Javën e kaluar, Twitter filloi t’u kërkonte përdoruesve që të identifikoheshin për të parë postimet – më parë, njerëzit pa profile në Twitter mund t’i shikonin postimet. Më pas, vendosi kufizime për përdoruesit që nuk paguajmë për platformën.

Që pasi Elon Musk mori drejtimin e Tëitter, me mijëra përdorues kanë mbyllur llogaritë e tyre në aplikacion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco