‘Akuza për kopje, brandi e hodhi në gjyq’/ Kiara Tito përgënjeshtron lajmin: Nuk më ka kontaktuar askush

‘Akuza për kopje, brandi e hodhi në gjyq’/ Kiara Tito përgënjeshtron lajmin: Nuk më ka kontaktuar askush

21:37, 03/07/2023
A+ Aa A-

Ëndrrat e Kiara Titos duket se po takohen me realitetin së fundmi.

Pas suksesit në BBV, moderatorja përveç se ka qenë pjesën më të madhe të kohës në qendër të vëmendjes, tashmë ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës, për të cilin është shprehur se e kishte ëndërr, dhe së fundmi po “korr” tjetër sukses nga moderimi i “Kepit të VIP-ave”.

Është përfolur në media online se ndaj moderatores janë hapur procedura ligjore, pasi një brand i njohur pretendon se moderatorja e ka kopjuar në koleksionin e rrobave të banjës që ajo ka nxjerrë në treg.

Në lidhje me këtë lajm, e kontaktuar nga Top Channel, Kiara Tito ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni.

Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco