Aktori i 'Game of Thrones' bëhet baba për herë të dytë

Aktori i 'Game of Thrones' bëhet baba për herë të dytë

15:46, 03/07/2023
A+ Aa A-
Aktori i “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie u bënë prindër për të dytën herë, pasi erdhi në jetë bebushi nr. 2, konfirmon PageSix.
 
“Ata janë jashtëzakonisht të lumtur që kanë mirëpritur një vajzë të vogël në familje”, tha burimi për PageSix, duke treguar kështu edhe gjininë e bebushit.
 
Kit dhe Rose janë në një marrëdhënie romantike qysh prej vitit 2011, kur u takuan në sheshxhirim. Ylli i “Game of Thrones” i propozoi Rose në 2017 dhe në korrik të po këtij viti u martuan. Marrëdhënia e tyre ka qenë shumë private, derisa Rose njoftoi në 2020-ën se po mendonin të zgjeronin familjen e tyre.
 
Çifti ka edhe një fëmijë tjetër, një djalë, i cili ka lindur në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco