Leonardo Di Caprio në një romancë të re? Aktori shihet në rrugët e New York-ut krah vajzës misterioze

Leonardo Di Caprio në një romancë të re? Aktori shihet në rrugët e New York-ut krah vajzës misterioze

15:02, 03/07/2023
A+ Aa A-

Nuk ka dyshim se Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur në botë, i cili fitoi famë me rolin e tij në ‘Titanic’ dhe më vonë mori një Oscar për interpretimin e tij në ‘The Revenant’.

Megjithatë, vitet e fundit, jeta e tij private ka tërhequr më shumë vëmendje sesa puna e tij në kinematografi.

DiCaprio shkaktoi një bujë të madhe në rrjet kur u zbulua se “rregulli” i tij për marrëdhënet me vajzat ishte se ato nuk duhet të ishin mbi 25-vjeç. Madje u spekulua se një ndër arsyet pse aktori i dha fund lidhjes së tij disa vjeçare me modelen Camila Monroe ishte për shkak të moshës.

Së fundmi, Leonardo DiCaprio ka nisur pushimet dhe ndalesa e tij e parë ka qenë në Nju Jork. Duke udhëtuar me helikopterin e tij, DiCaprio mbërriti atje për të shijuar disa ditë relaksi.

Mirëpo, Leo është kapur nga paparacët krahë një vajze misterioze e cila u pa duke zbritur nga helikopteri i tij dhe duke vendosur çantat e saj në makinën e aktorit.

Di Caprio u pa i veshur me pantallona të shkurtra sportive, ngjyrë kafe dhe një bluzë të bardhë, ndërsa fshehu identitetin e tij me syze dielli dhe një kapele blu bejsbolli.

Ndërsa identiteti i vajzës, mbetet i panjohur pasi ajo u përpoq të mbulonte fytyrën e saj me syze dhe kapele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco