Ekziston mundësia që Elon dhe Mark të ndeshen në Koloseun e Romës

Ekziston mundësia që Elon dhe Mark të ndeshen në Koloseun e Romës

10:10, 01/07/2023
A+ Aa A-

Elon Musk trazoi rrjetin me deklaratën e tij në Twitter, ku shprehej se ka njëfarë mundësie që ndeshja legjendare mes tij dhe Mark Zuckerberg të zhvillohet në Koloseun e Romës e në fakt, ekziston si shans, megjithëse ende nuk ka asgjë të konfrimuar.

Zyra e Ministrisë së Kulturës në Itali ka dhënë një deklaratë ku thuhet se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar dhe as ndonjë dokument të firmosur. Lajmi mund të duket magjepsës, por ende s’ka baza. Megjithatë, ministria italiane ka kontaktuar me Mark, më pas kërkesa i është përcjellë Dana White, presidentit të UFC.
 
Javën e ardhshme do të ketë një telefonatë që me shumë gjasa do të përcaktojë nëse Elon dhe Mark do të ndeshen si gladiatorë, por këtë radhë pa shpata, por me aftësitë e tyre në artet marciale MMA. 
 
Ministri i Kulturës iu drejtua Mark disa ditë më parë, për organizimin e ndeshjes dhe asaj që mund të quhet ndër sfidat që do të thyejë rekordet e UFC-së. Sipas burimeve për TMZ, dy miliarderët e pëlqejnë shumë idenë e ndeshjes në Romë.
 
Ministria gjithsesi pati një kusht: “Nëse Zuckerberg dhe Musk do të performojnë në Kolose, duhet që të bëjnë një ndeshje jo të dhunshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco